Një person ka tentuar të kryej grabitje në një lokal në Suharekë.
Dy punëtore të lokalit kanë deklaruar se një person i panjohur, duke kërcënuar me një thikë, ka tentuar të kryej grabitje mirëpo nuk kishte arritur dhe ishte larguar në drejtim të panjohur, shkruan në raportin 24-orës të Policisë së Kosovës.
Policia ka arritur ta identifikojë dhe ta arrestoj sulmuesin.
Në vazhdim raporti i plotë i Policisë së Kosovës.
Suharekë 15.12.2021 – 14:35. Dy viktimat femra kosovare kanë raportuar se derisa kanë qenë duke punuar në një lokal, një person i panjohur duke prezantuar një thikë ka tentuar të kryej grabitje, por nuk ka arritur dhe është larguar në drejtim të panjohur. Njësia policore ka arrit të identifikojnë dhe të arrestoj të dyshuarin mashkull kosovar. Si prova materiale është konfiskuar një thikë, një sprej, një palë dorëza, një maskë dhe një palë pantallona. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje./Paparaci
