Të fundit

Sopi: FBI-ja po heton mafinë energjetike në Ballkan

Opinionisti Agim Sopi ka thënë se agjencia e zbatimit të ligjit FBI po heton mafinë energjetike në Ballkan.

Të mërkurën në “Konfront” të KTV-së, Sopi ka thënë se në këtë hetim do të dalin të përfshirë shumë qeveritarë, biznesmenë e emra të mëdhenj në tërë rajonin.

“Nga burimet e sigurta mund të them që FBI-ja po heton mafian energjetike në Ballkan, ku do të dalin të involvuar shumë qeveritarë, biznesmenë e emra të mëdhenj në të gjitha shtetet e Ballkanit. Kjo është ndër dimensionet e thella të krimit të organizuar që ndodhin këtu”, ka thënë ai.

Sipas Sopit, privatizimi i KEK-ut ka qenë një ndër skandalet më të mëdha që ka ndodhur në Kosovën e pasluftës.

“Një aset me vlerë mbi dy miliardë euro është dhënë për 26 milionë euro. Premtimi i VV-së ka qenë që kjo do të hetohet dhe kjo kontratë duhet të revidohet. Unë ende konsideroj që duhet të revidohet, Kosova lëre që nuk ia ka parë hajrin, por një distributor privat i energjisë është dashur ta stabilizojë Kosovën. Kosova harxhon në pikun e dimrin 1200 megaëat, ndërsa prodhon rreth 900 megaëat”, ka thënë ai.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci