Vite më parë një konkurs kërcimi i personazheve VIP nga Shqipëria dhe Kosova, ka pasur një sukses mjaft të madh.
Është fjala për spektaklin “Dancing with the Stars” në Vision Plus që ka qenë një nga prodhimet më të famshme të televisionit.
Nëse ktheheni pas në kohë dhe kujtoni një nga sezonet e këtij spektakli, kuptoni se trashëgimtarja e Top Channel-it, Lori Hoxha, ka konkurruar dhe ka rezultuar një hit në Vizion Plus. Ajo ka arritur të mposhtë në finale këngëtaren nga Kosova, Flaka Krelani, e cila asokohe cilësohej si favorite prej pëlqimit të jashtëzakonshëm nga publiku.
Kryetari i jurisë në “Dancing with the Stars” ka qenë Ilir Shaqiri, koreografi i njohur me një karrierë të jashtëzakonshme në Itali. Ai ishte njeriu i cili thoshte fjalën e fundit. Pra, praktikisht Ilir Shaqiri vendoste fituesin, si profesionisti i vetëm në panelin e jurisë.
Kështu, duke e konsideruar si një borxh të madh që i ka pronarja e Top Channel-it balerinit shqiptar, shihet si një mundësi që Iliri të jetë banori kryesorë për të fituar çmimin e madh.
