Të fundit

Berjani: Po e lëmë vitin 2023 me çmime të arsyeshme të derivateve

Po e lëmë vitin 2023 me çmime të arsyeshme të derivateve. Kështu vlerëson Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani.

Në një prononcim për Paparacin, Berjani shpreson që në vitin 2024 të vazhdojë trendi i rënies së çmimeve.

“Po e lëmë vitin 2023 me çmime te arsyshme. Dizelli 1.30 cent deri 1.39 cent. Benzina 1.26 cent deri 1.30 cent. Me shpresë që në vitin 2024 të vazhdojë trendi i rënies së çmimeve të derivateve”.

Tutje ai njofton gjithë qytetarët që ka derivate të mjaftueshme dhe nuk duhet të ketë panik.

“Pa panik, derivate ka të mjaftueshme”, thotë ai.

Berjani uron Vitin e Ri 2024, me shpresë që viti të jetë më i favorshëm për të gjithë, përfshirë uljen e çmimeve.

“Në emrin tim personal dhe të shoqatës së naftëtarëve të Kosovës ju uroj vitin e ri 2024

Suksese, shendet. Vitin që e lam pas ishte me shumë sfida dhe probleme. Dëshiroj që viti 2024 te jetë më i favorshëm për ne. Ku me shpresë do ti kemi çmimet më te ulta në tregun kosovar. Jemi tregu më i lirë në regjion perveç Maqedonisë Veriore”, theksoi ai.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci