Pesë persona në një aeroplan të rojës bregdetare japoneze kanë vdekur pasi avioni i tyre u përplas me një aeroplan pasagjerësh në aeroportin Haneda të Tokios.
Avioni i rojës bregdetare do të dërgonte ndihma në zonat e goditura nga tërmeti vdekjeprurës i së hënës, shkruan BBC.
Të 379 personat në bordin e avionit të djegur të Japan Airlines u evakuuan, tha linja ajrore.
Në pamjet dramatike shihen pasagjerët duke ikur vrap nga avioni i djegur i Japan Airlines.
Zjarri shpërtheu në fluturimin 516 të Japan Airlines, i cili ishte nisur nga Hokkaido në Japoninë veriore gati dy orë më parë.
