Një tren ka goditur një veturë mëngjesin e sotëm në Fushë-Kosovë.
Rasti është konfirmuar nga zëdhënësja e policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.
Ahmeti tha se përplasja nuk ka shkaktuar të lënduar, por vetëm dëme materiale.
“Sot rreth orës 08:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në zonën industriale në Prishtinë. Në këtë aksident ka qenë i përfshirë një tren dhe një automjet. Si pasojë e aksidentit janë shkaktuar vetëm dëme materiale”, ka thënë Ahmeti.
