Ish-drejtori dhe trajneri i Besës së Pejës, Jerome Klein është emëruar në rolin e vëzhguesit tek skuadra e madhe angleze, Manchester United.
Klein do të jetë skaut i United në Francë.
Ai, do jetë skauti më i ri i Manchester Unitedit për regjionin e akademive të Francës.

Ish-trajneri i Besës, gjatë karrierës së tij ka qenë për rreth 13 vite skaut i skuadrës së famshme franceze PSG.
Ndërsa, nga viti 2020 Klein erdhi në futbollin e Kosovës, fillimisht si trajner i Besës së Pejës e më pas mori pozitën e drejtorit të klubit.
Klubi anglez gjatë orëve në vazhdim pritet ta konfirmojë emërimin e francezit Klein.
