Të fundit

Lajçak: Marrëdhëniet Kosovë-Serbi ndikojnë edhe në rajon

Përfaqësuesi special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak tha se nuk sheh alternativë më të mirë për Ballkanin Perëndimor sesa anëtarësimi në Bashkimin Evropian, duke treguar katër sfidat kryesore të rajonit.

“Sfida e rëndësisë më të madhe strategjike është normalizimi i marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës, sepse nuk ka të bëjë vetëm me dy vende duke marrë parasysh se shqiptarët dhe serbët jetojnë në çdo vend të Ballkanit dhe se marrëdhëniet ndërmjet Serbisë dhe Kosovës ndikojnë në bashkëpunimin rajonal, ndaj zgjidhja e kësaj çështjeje është e një rëndësie strategjike më të madhe”, tha ai, raporton vijesti.me.

“Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria urgjentisht duhet të fillojnë negociatat për anëtarësim në BE dhe kjo duhet të bëhet sa më shpejt të jetë e mundur. Problemi serioz është edhe kriza në Bosnje-Hercegovinë”, tha Lajçak gjersa ka shtuar se “qeveria malazeze aktualisht nuk e ka shumicën në parlament dhe ky problem duhet të adresohet”.

“Dhe sfida që mendoj se është më themelore është pyetja se si do të jetë Ballkani. A do të ketë një Ballkan që ndan vlerat evropiane, që promovon demokracinë dhe sundimin e ligjit, që lufton korrupsionin dhe që ka media të pavarura dhe shoqëri civile? Ose do të kemi shoqëri në të cilat nuk ka asgjë të tillë pa pasur një lloj qeverie autoritative, pa respektuar vlerat evropiane”, deklaroi ai.

 

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci