Ndërmarrja Publike Banesore ka arritur rezultate të shkëlqyera financiare për vitin 2023. Në krahasim me vitin 2022, kemi arritur një rritje prej 87% të të hyrave të përgjithshme, një tregues i fuqishëm i angazhimit dhe përpjekjeve të palodhura të ekipit tonë.
Kjo arritje paraqet një pasqyrë të qartë të suksesit të Ndërmarrjes Publike Banesore në përmirësimin e performancës së saj financiare. Kjo falë punës së palodhshme të të gjithë punonjësve dhe bashkëpunimit të ngushtë me partnerët dhe klientët tonë besnik.
Jemi të bindur se kjo arritje do të forcojë edhe më tej pozicionin tonë në shoqëri dhe do të kontribuojë në avancimin e qëllimeve dhe misionit tonë të përgjithshëm. Falënderojmë të gjithë ata që kanë kontribuar në këtë sukses dhe besojmë se me përkushtimin tonë të vazhdueshëm, Ndërmarrja Publike Banesore do të vazhdojë të shkëlqejë në sfidat e ardhshme.
