Të fundit

LDK kundër familjarizmit dhe korrupsionit në Komunën e Prizrenit

Lidhja Demokratike e Kosovës në Prizren, ka zhvilluar aksionin e dytë për të denoncuar mënyrën abuzive dhe të papranueshme të punësimeve në komunën e Prizrenit.

Përmes një njoftimi, LDK janë shprehur se qeverisja e Shaqir Totajt në Prizren, është vu në shërbim të familjes Totaj dhe vartësve të tij.

“Pas punësimit të djalit të Shaqir Totajt, tashmë i erdhi radha edhe nuses së djalit të tij, që të punësohet nga vjehrri i saj. Për Lidhjen Demokratike të Kosovës – Dega në Prizren, një veprim i tillë jo vetëm që është i papranueshëm, por duhet të jetë edhe i dënueshëm nga instancat e drejtësisë. Pushteti duhet të jetë në shërbim të qytetarëve, dhe jo në shërbim të familjarëve të Shaqir Totajt”, thuhet në njoftimin e LDK-së.

Tutje, LDK janë shprehur se kjo formë e punësimeve, është veprim kundër çdo të riu në komunën e tyre, dhe se mesazhi që i jepet të rinjëve prizrenas, është se institucionet publike komunale dhe shërbimi civil, janë të rezervuara për familjarët dhe farefisin e kryetarit Totaj.

“Kjo formë dhe logjikë e punësimeve, është veprim kundër çdo të riu në komunën tonë. Mesazhi që i jepet të rinjëve prizrenas, është se institucionet publike komunale dhe shërbimi civil, janë të rezervuara për familjarët dhe farefisin e kryetarit Totaj dhe oborrtarëve të tij, kurse të rinjtë tjerët duhet të marrin rrugët e botës për një vend pune dhe për jetë më të mirë”, thuhet tutje në njoftim.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci