Të fundit

Pal Lekaj: Jam i pafajshëm, të mos gëzohen para kohe kundërshtarët politikë

Pas dënimit me tri vjet e tetë muaj burgim për rastin e “53 milionëshit”, ka reaguar Pal Lekaj.

Ai kërkon nga kundërshtarët politikë që të mos gëzohen para kohe sepse sipas tij, shpejt e drejta do t’i zhgënjejë.

“Në historinë e gjykimeve në Kosovë, ka pasur mijëra raste të gjykimeve të padrejta e të pabazuara, siç ishte edhe vendimi i sotëm i Gjykatës Themelore ndaj meje.

E njoftoj opinionin e gjerë publik se asnjëherë nuk i kam tejkaluar kompetencat e mia e nuk e kam keqpërdorur pozitën e ministrit, kjo as në rastin e Autostradës “Arbën Xhaferi”! Natyrisht, unë do ta ankimoj vendimin në Apel dhe jam i bindur se vendimi i sotëm do të shpallet NUL.

Kundërshtarëve te mi politikë u them të mos gëzohen para kohe, sepse e drejta që do të dalë në shesh shumë shpejt do t’i zhgënjejë. I bindur në pafaësinë time dhe në drejtësi”, ka thënë Pal Lekaj.

Gjykata Themelore në Prishtinë sot e shpalli Lekajn fajtor për keqpërdorim të detyrës dhe autoritetit zyrtar si dhe dëmtim me dashje të buxhetit të shtetit në rastin e njohur si “53-milionëshi”.

Prokuroria Speciale i akuzoi Lekajn dhe tre të tjerë në lidhje me pagesën e 53 milionë të qeverisë për “Bechtel & Enkën”.

Zyrtarët e tjerë të Ministrisë së Infrastrukturës, Nebih Shatri është dënuar me një vit e tetë muaj, Besim Tahiri me një vit e tetë muaj burgim, Eset Berisha me 3 vjet e tre muaj.

Lekaj është dënuar edhe me dënim plotësues, që ia ndalon për 3 vjet e gjashtë muaj ushtrimin e funksionit publik në administratë publike./Paparaci

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci