Një aksident trafiku ka ndodhur në autostradë, në rrugën Prishtinë Pejë.
Paparaci ka siguruar një video, ku në rrugë shihen tri vetura të përfshira si dhe policia që po qëndrojnë në vendin e ngjarjes. Poashtu aty janë parë edhe disa ambulanca.
Paparaci ka kontaktuar me Policinë e Kosovës por nuk ka marrë akoma ndonjë përgjigje, si dhe nuk dihet për numrin e të lënduarve apo për viktima.
