Të fundit

Kryeministri francez: Omicron përhapet me shpejtësi rrufeje

Varianti Omicron “po përhapet me shpejtësi rrufeje” në Evropë dhe ka të ngjarë të bëhet dominues në Francë nga fillimi i vitit të ardhshëm, ka paralajmëruar kryeministri francez, Jean Castex.

Ai foli të Premten, disa orë përpara se Franca të vendoste kufizime udhëtimi për ata që hynin nga Mbretëria e Bashkuar.

Mbretëria e Bashkuar deri më tani ka qenë më e goditura në rajon, me afro 15,000 raste të konfirmuara të Omicron të premten.

Franca mbylli kufijtë e saj për njerëzit që udhëtonin për biznes ose turizëm, me radhë të mëdha që u formuan në terminalet e Portit të Dover dhe Eurostar ndërsa njerëzit u përpoqën të hynin përpara se ndalimi të hynte në fuqi, raporton BBC.

Duke folur disa orë para hyrjes së rregullave të reja, Castex tha se kufizimet e udhëtimit ishin pjesë e një sërë masash që po merren për të frenuar valën e infeksioneve.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci