Të fundit

Arrestohen një komisioner dhe një vëzhgues në Malishevë

Policia e Kosovës ka ndaluar një komisioner dhe një vëzhgues në Komunën e Malishevës, nën dyshimin për veprën penale “Dhënia ose marrja e ryshfetit në lidhje me votimin”, raporton Paparaci.com.

Ndalimi i dy të dyshuarve në gjimnazin “Hamdi Berisha” është realizuar sipas urdhrit të Prokurorisë së Shtetit, ka njoftuar prokuroria përmes një njoftimi për media.

“Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se dy (2) të arrestuarit  janë një (1) vëzhgues dhe një (1) komisioner nga qendra e vendvotimit në gjimnazin “Hamdi Berisha” nën dyshimet për shitblerje të votës”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Prokuroria ka inkurajuar të gjithë qytetarët që të bashkëpunojnë me organin e akuzës dhe Policinë e Kosovës në denoncimin e rasteve të kundërligjshme që ndërlidhen me zgjedhjet. /Paparaci.com 

Video nga Paradoks

"Kom rrudha, s'kom hundë perfekte": Deputetja e PDK-së tregon a ka ndërhyrje estetike, flet edhe për debatet - "Meniher ta tregoj Arianën e egër"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci