Të fundit

Eklipsi i plotë diellor i vitit 2024 do të sjellë një spektakël në qiell plotë 2 minuta

Eklipsi i plotë diellor që do të ndodh më 8 prill të këtij viti, po pritet me gjithë zell nga shumë astronom dhe pasionantë të universit.

Sipas NASA-s, kjo ngjarje do të jetë ndryshe nga eklipset e kaluara. Shkencëtarët thonë se korona e diellit (shtresa e jashtme më atmosferike) do të jetë më e dukshme se eklipsi në 2017-n, për shkak të aktivitetit të shtuar të diellit në kohën e ngjarjes. Eklipsi i vitit 2024, do të jetë i dukshëm për gati dy minuta, më shumë se ai i vitit 2017.

Polly White, ndjekëse e eklipsit dhe bashkëthemeluese e “Great American Eclipse”, thotë se që nga eklipsi i vitit 2017, si dhe eklipsi unazor diellor më 14 tetor 2023, më shumë njerëz janë në dijeni për ngjarjen që pritet të vijë.

Megjithatë, ajo u shpreh se ka edhe arsye të tjera pse ky event astronomik do të jetë i veçantë: “Shpresoj të shoh një koronë diellore që do të jetë e madhe, dinamike, me rryma, prerje diellore dhe një kromosferë të ndezur. Gjithashtu, ekziston një shans i vogël që një kometë të jetë e dukshme me dylbi. Mund të jetë larg Diellit të eklipsuar, por mund të jetë e dukshme“.

Pas këtij eklipsi të plotë diellor, njerëzit nuk do të mund të shohin një tjetër deri në vitin 2044, duke e bërë këtë edhe më tërheqës, shton Polly White. Edhe njerëzit që jetojnë diku tjetër do të jenë në gjendje ta shohin eklipsin në njëfarë forme.

“Në prill, 99 për qind e njerëzve që banojnë në Shtetet e Bashkuara do të jenë në gjendje të shohin eklipsin e pjesshëm ose të plotë nga vendi ku jetojnë. Çdo shtet i afërt i SHBA-së, plus pjesë të Alaskës dhe Havait, do të përjetojnë të paktën një eklips të pjesshëm diellor”, tha NASA.

Video nga Paradoks

Çka ka Mërgimi kundër LGBT? Sami Lushtaku tregon rastin, befason me qëndrimin e tij për martesat mes sek*sit të njejtë

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci