Të fundit

Haradinaj paralajmëron zgjedhje te parakohshme këtë vit

Ramush Hardinaj ka deklaruar se këtë vit do të mbahen zgjedhjet në Republikën e Kosovës.

Lideri i AAK-së deklaroi se varësisht nga situata në veri do të përcaktohet edhe koha e mbajtjes së zgjedhjeve.

Ai tha se kryeministri Kurti do ta dërgojë vendin në zgjedhje atëherë kur pritet t’i rrezikohet suksesi në pjesën veriore të Kosovës.

“Kur t’i rrezikohet suksesi në veri kryeministrit Kurti mund të na dërgojë në zgjedhje. Në mënyrë për t’i vonuar zgjedhjet e ka zgjedhjen e kryetarëve të rijnë në komunat në veri të vendit. Atë ditë që zgjedhen kryetarët serbë, fitorja e çelikt e Kurtit do të ndryshojë. Ky nuk mund ta përjetojë një gjë të tillë, nuk do të shitet më në popull”, tha Haradinaj për T7.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci