Të fundit

Mehaj i kundërpërgjigjet Haradinajt

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka thënë se buxheti për ushtrinë në vitin 2022 është sipas standardit të përcaktuar nga NATO e që kap vlerën 1.3 të Bruto Produktit Vendor apo mbi 100 milionë euro.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se ushtrisë së Kosovës i duhen 10 miliardë euro buxhet për mbrojtje nga agresorët e mundshëm.

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, u shpreh se gjatë mandatit aktual ka synim që buxheti për ushtri të arrihet në 2% të Bruto Produktit Vendor.

“Miratimi i projekt-buxhetit për vitin 2022 me mbi 100 milion euro për Ministrinë e Mbrojtjes, kap vlerën prej 1.3% të Bruto Produktit Vendor me synim që gjatë mandatit aktual të arrijmë në 2% , sipas standardit të përcaktuar të NATO-s. Kjo dëshmon përkushtimin tonë serioz qeveritar për zhvillimin dhe avancimin e aftësive dhe kapaciteteve operacionale të FSK-së për të realizuar suksesshëm detyrat tona kushtetuese dhe ligjore”, ka shkruar Mehaj.

Haradinaj, të shtunën po ashtu ka propozuar krijimin e një fondi i cili do i dedikohej ekskluzivisht forcimit të Ushtrisë së Kosovës.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci