Përfaqësuesit e Lidhjes së Bizneseve të Kosovës kanë vizituar sot dy fabrika në Mitrovicë, Loni Dekor dhe Maestro Foods.
Kryetari i LBK-së, Besart Dreshaj ka thënë se dy kompanitë janë lidere në treg.
Ai ka thënë se përkrahja e prodhimeve vendore duhet të jetë shtyllë kryesore e qeverisë
”Bashkë më Nënryetarin Deshishku, vazhduam vizitat ne regjionin e Mitrovicës, regjionin me potencial te larte ndermarres. Cilesi ne rritje, eksport ne rritje, orientim i qarte per te ardhmen, Fabrika Loni Dekor dhe Fabrika Maestro Foods”, tha ai.
“Është kaq frymëzuese të shikosh një frymë pozitive të ndermarrësve , që punojnë me kaq shumë dedikim dhe profesionalizëm. Është e mrekullueshme që keto fabrika jonë lider në treg dhe eksporton më shumë se 60% të prodhimit”, u shpreh Dreshaj.
Ai tha se lidhja e këtyre dy kompanive me Lidhjen e Bizneseve “do të sjellë shumë mundësi të reja”.
