Ka vdekur sot në moshën 83 vjeçare gazetari e shkrimtari, Bajram Sefaj.
Lajmin mortor e kanë bërë të ditur familjarët e tij.
“Pas një sëmundjeje relativisht të gjatë, sot, më 12 mars 2024, kaloi në përjetësi axha im i shtrenjtë, Bajram Sefaj, doajen i gazetarisë së Kosovës”, ka shkruar Iir Sefaj në Facebook nipi i të ndjerit.
Gazetari Bajram Sefaj ka lindur më 1941 në Novosellë të Pejës. Për shumë vjet ka punuar si gazetar në gazetën ”Rilindja”, por edhe ka qenë korrespondent për disa media të huaja.
Përveç gazetarisë, Sefaj është marrë edhe me krijimtari letrare. Ai është autor i disa veprave letrare në prozë, poezi e publicistikë.
