Tash e sa kohë, kancelaritë më të mëdha evropiane kërkonin zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese mbi Manastirin e Deçanit.
Megjithatë, është dashur të pritej deri më 13 mars 2024 që kryeministri Kurti, përkatësisht qeveria që ai udhëheqë të marrë vendim konform institucionit më të lartë juridik në vendin tonë, përcjell Paparaci.
Thuajse të gjithë ambasadorët çmuan këtë vendim të ekzekutivit, duke thënë se ka qenë i vonuar, por që i njëjti është i mirëseardhur.
Madje, ambasadori Hovenier e ka lajmëruar menjëherë Ndihmës-Sekretarin O’Brein për këtë veprim të kryeministrit.
Por, kush e bindi shefin e qeverisë? Mbase edhe darka e mbrëmshme, ku e pranishme ishte edhe presidentja?
Ajo që është e rëndësishme, dikur kundërshtari më i madh i “faljes” së tokave, tani shijoi edhe qershinë e radhës, që e gëlltiti pa shumë mund…dhe kur e mendon, ka ende muaj deri në qershor, atëherë kur mbase mund të ketë edhe ndonjë qershi të radhës…/Paparaci
