Të fundit

Kontratat njëburimore, kryefjalë e konferencës për medie të LDK-së

Lidhja Demokratike e Kosovës para pak çastesh mbajti një konferencë për medie.

Në konferencën përkatëse u paraqitën dy anëtarët e kryesisë, Besian Mustafa dhe Visar Azemi, përcjell Paparaci.

Theksi u vu te kontratat njëburimore dhe dyshimet e partisë opozitare mbi atë se pushteti ka nënshkruar këto kontrata të etiketuara si “në katër sy” me njerëz të afërt të pushtetit.

Sipas tyre, keqpërdorimi më brutal u pa gjatë javës kur partia nuk e duroi këtë debat dhe lëshoi sallën.

781 tenderë me negocim të drejtpërdrejt, vlera e të cilëve kap shifrën 209 milionë euro, janë nënshkruar gjithsej nga VV, me vetëm një përqindje tejet të vogël si vijimësi kontratash, pra mbi 98% janë nënshkruar kontrata të reja.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci