Policia e Kosovës përmes raportit 24- orësh ka bërë të ditur se gjatë kontrollit të dokumentacionit në Aeroportin e Prishtinës është sekuestruar viza Shengen lëshuar nga një shtet tjetër nën dyshimin se është e falsifikuar.
“Në lidhje me rastin janë intervistuar dy të dyshuar meshkuj kosovar dhe me vendim të prokurorit”, thuhet në njoftim të Policisë, raporton Paparaci.
“Rr. Tahir Sinani, Shtime 20.12.2021-15:15. Gjatë kontrollit të dokumenteve në ANP-së nga i dyshuari mashkull kosovar, është sekuestruar viza Shengen lëshuar nga një shtet tjetër nën dyshimin se është e falsifikuar”, thuhet në raport.
“Rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimn e Policisë së Kosovës.
