Spektakli më i njohur në shqiptari, Big Brother Vip i cili nisi në muajin tetor ka thyer rekord sa i përket shikueshmërisë. Ai është kthyer në temë diskutimi për shumicën e shqiptarëve.
Si çdo fundvit, statistika të ndryshme publikohen për të llogaritur suksesin e ndonjë personazhi publik apo shoë televiziv.
Dhe, sipas këtyre të dhënave, Big Brother VIP është termi më i kërkuar nga shqiptarët në Google për vitin 2021.
Lajmin e ka bërë të ditur moderatorja e këtij spektakli, Arbana Osmani e cila përmes një postimi në Instastory-n e saj i është gëzuar këtij lajmi.

“Big Brother VIP është termi më i kërkuar nga shqiptarët në Google për vitin 2021. Dhe të mendosh që nisëm në tetor”, ka shkruar moderatorja.
Statistikat për atë se çfarë kërkuan shqiptarët në Google për vitin 2021 u publikuan fillimisht nga revista Anabel.
Kjo e dëshmon që formati i Big Brother VIP përkundër që u rikthye pas disa vitesh ka arritur të fitojë vëmendje të madhe, përfshirë banorët pjesëmarrës.
Ndërsa, kujtojmë që ditë më parë aktori dhe banori i shtëpisë së famshme, Donald Veshaj është personi më i kërkuar në Google për Shqipëri, i cili la pas edhe Sali Berishën.
