Tekniku spanjoll, Pep Guardiola ka vendosur ti lë jashtë fushës lojtarët si Jack Grealish dhe Phill Foden për arsye se thyen rregullat disiplinore të klubit.
Sipas raportimeve të mediave angleze, Grealish dhe Foden u panë duke festuar në klube të natës pas fitores 7:0 kundër Leeds.
Dyshja nuk u inkuadrua fare në lojën në ndeshjen e së dielës ndaj Newcastle United ku Manchester City fitoi me rezultat 4:0.
I pyetur pse bëri ndryshime kundër Newcastle, Guardiola tha: “Nuk ishte rotacion, jo. Vendosa për këtë ekip sepse ata e meritonin të luanin – këta djem dhe jo të tjerët”.
“Në Krishtlindje i kushtoj shumë vëmendje sjelljes brenda dhe jashtë fushës. Dhe kur jashtë fushës nuk është e duhura, ata nuk do të luajnë”. shtoi Guardiola.
City gjendet në vendin e parë në tabelë me tri pikë më shumë se Liverpool në vendin e dytë.
