Rita Ora dhe Taika Waititi janë në lidhje për më pak se një vit, por burimet thonë se qifti do të fejohet këtë fundjavë.
Prindërit e këngëtares shqiptare, Besnik dhe Vera Sahatçiu thuhet se i kanë dhënë bekimin Ritës për tu fejuar me regjisorin e njohur, shkruan Daily Mail.

Rita së fundmi mbërriti në Australi me Taika për të filmuar sezonin e ri të The Voice. Pikërisht në Australi, ka ndodhur njoftimi dhe takimi i parë i tyre.
“Rita dhe Taika janë kokë e këmbë të dashuruar”, tha një burim për The Sun të hënën (20 dhjetor).
Taika ka qenë i martuar dhe ka dy fëmijë, ndërsa Rita ka patur disa lidhje, por nuk është fejuar asnjëherë.
