Të fundit

Talenti që po mahnit Danimarkën refuzon Kosovën: Ndihem danez

Talenti 16-vjeçar, Olti Hyseni është i fundit që ka refuzuar Përfaqësuesen e Kosovës, pasi preferon të luajë me atë të Danimarkës, aty ku ka lindur dhe është rritur.

Disa nga lojtarët që luajnë në Evropë po e refuzojnë mundësinë për të luajtur me Kosovën dhe kësaj liste i është bashkuar talenti Olti Hyseni, që e sheh vetën si ‘danez’.

Hyseni është duke mahnitur të gjithë në Danimarkë, pasi ka debutuar në divizionin e parë (liga e dytë) si 16-vjeçar, ndërsa ka shënuar dy gola e dhuruar një asistim në gjashtë paraqitje.

Ai e ka bërë të qartë se qysh në këtë moshë të hershme nuk po e konsideron përfaqësimin e Kosovës pasi ndihet danez dhe që Danimarka ka një kombëtare më të mirë.

“Nëna ime erdhi në Danimarkë në vitin 1999. Babai nuk kishte pasaportë daneze dhe nuk u lejua. Në vitin 2007 mori leje dhe na u bashkua në Danimarkë, një ditë para se të lindja”, ka thënë fillimisht Hyseni.

“E kam ndjenjën se ka pak për Kosovën brenda meje, por jam më shumë danez. U linda dhe rrita këtu, andaj të luaj për Kosovën nuk është nën konsideratën time”.

“Ndihem danez dhe Danimarka ka kombëtaren më të mirë”, përfundoi Hyseni, i cili është golashënuesi më i ri në historinë e klubit të Sonderjyskes.

Ndryshe, Hyseni luan në pozitën e sulmuesit anësor, ku ka bërë edhe katër paraqitje për Danimarkën U17 duke realizuar një gol në përgjithësi.

Video nga Paradoks

Çka ka Mërgimi kundër LGBT? Sami Lushtaku tregon rastin, befason me qëndrimin e tij për martesat mes sek*sit të njejtë

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci