Shtatë vila të ndërtuara me dokumente të falsifikuara janë sekuestruar në Tiranë, ndërsa si të pandehur janë marrë 10 persona.
Vilat, në zonën e Mulletit, janë pajisur formalisht me leje rindërtimi, por sipas hetimit të prokurorisë, ka rezultuar se dokumentacioni tekniko ligjor i përdorur pasqyronte të dhëna të rreme, si dhe duke cenuar fondin pyjor, në juridiksion të Bashkisë Tiranë, raporton Topchanel, përcjell Paparaci.
Ndërkaq, Prokuroria ka kërkuar sekuestrimin e këtyre ndërtimeve, kërkesë e cila është pranuar nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridikisonit të Përgjithshëm Tiranë.