Të fundit

Bajrami i përgjigjet zv/ministrit të VV-së: Tregoni dikush, sot janë nënshkruar edhe dy kontrata sekrete në KEK

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, i është përgjigjur zëvendësministrit të Financave, Avni Zogianit, për një listë të tenderëve të negociuar të cilën zyrtari i LVV-së e publikoi të enjten.

Zogiani, përmes një liste të publikuar dje, akuzoi dy deputetët aktualë të LDK-së, ish-ministrat Hykmete Bajrami dhe Avdullah Hoti për kontrata me negocim në kohën e qeverisjes PDK-LDK.

Bajrami, ka publikuar dy kontratat e fundit me negocim të cilat i ka lidhur sot Korporata Energjetike e Kosovës.

“Tregoni dikush Zogianit se sot derisa ai e ka postu tekstin që ja kanë dërgu nga qendra e LVV-së, KEK-u ka nënshkru edhe dy kontrata sekrete, njëra prej tyre është kontrata e 14-të me radhë me të njëjtën kompani, për sigurim fizik, 13 i ka pasë të negociume në vlerë prej 5.6 milionë euro, sot është nënshkru kontrata e 14 në vlerë prej 453,122.72 euro (sigurim fizik vetëm për 2 muaj)”, tha ajo.

Pushteti s’do hetim, KEK-u i jep sot dy kontrata të negociuara – peshojnë mbi gjysmë milioni

Bajrami tha se Avni Zogiani duhet ta pyes Blerand Stavilecin për listën e kontratave të cilën e ka publikuar, sepse ajo ka qenë përgjegjësi e anëtarit të PDK-së, e jo e saj, as e ish-ministrit Avdullah Hoti.

“E derisa dje ne kishim tri orë debat parlamentar, ministrja Rizvanolli që është përgjegjëse për ndërmarrjet publike nuk e nxori asnjë fjalë nga goja edhe pse disa herë u pyet nga deputetët për 112 kontrata sekrete të KEK-ut dhe 102 milionë të shpenzuara, LVV sot paska vendosë që përmes Avni Zogianit të me pyes mua e ish Kryeministrin Hoti, jo për ministritë me të cilat ne kemi udhëhequr, por për ministrinë që ka udhëhequr Blerand Stavileci”, tha Bajrami.

Video nga Paradoks

Çka ka Mërgimi kundër LGBT? Sami Lushtaku tregon rastin, befason me qëndrimin e tij për martesat mes sek*sit të njejtë

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci