Greqia do t’i mbyll kufijtë e saj në dy ditët e ardhshme, nga e marta deri të enjten, shkaku i një greve të paralajmëruar nga shërbimi doganor grek.
Greva e doganierëve grekë është paralajmëruar të fillojë në orën 06:00 të së martës dhe do të mbarojë të enjten, në po të njëjtën orë.
Ministria e Punëve të Jashtme ka lajmëruar shtetasit kosovarë për këtë zhvillim. Ka bërë të ditur se kalimi i kufirit do të lejohet vetëm për këmbësorët pa bagazhe dhe për personat me probleme serioze shëndetësore.
Njoftimi i plotë:
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës njofton të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës se që nga nesër, më datë 2 prill 2024, me fillim në ora 06:00 të mëngjesit e deri me datën 4 prill 2024, në ora 06:00 të mëngjesit kufijtë e Greqisë do të jenë të mbyllur, si pasojë e një greve 48 orëshe të paralajmëruar nga shërbimi doganor grek.
MPJD njofton shtetasit e saj se kalimi i kufirit do të lejohet vetëm për këmbësorët, pa bagazhe dhe për personat me probleme serioze shëndetësore.
Shtetasit e Republikës së Kosovës që mund të kenë nevojë për informacione shtesë inkurajohen të kontaktojnë Zyrën e Interesave të Kosovës në Athinë në numrin e mëposhtëm të telefonit:
+30 210 721 1711.
