Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se “Beogradi dhe Prishtina kanë qëndrime të ndryshme për nismën “Ballkani i Hapur”, por se kjo nuk është arsye për të mos biseduar”.
I pyetur se si do të reagonte nëse Prishtina do të pranonte të marrë pjesë në nismën e “Ballkanit të Hapur”, ai përmendi si shembull se “do të ishte më e lehtë për shqiptarët dhe serbët nëse nuk do të kishte “vija administrative” dhe që njerëzit mund të kalonin lirshëm, pa u ndalur dhe pa maltretime tjera”.
“Mendoj se nuk ka njeri në Prishtinë, Mitrovicë apo Tiranë që nuk do të pajtohej me këtë”, ka thënë Vuçiq.
Siç ka pretenduar, “nuk do të ftojë askënd që të mos refuzohet që në fillim”.
“Nuk dua që të më pyesni nëse kam ndonjë gjë kundër paraqitjes së tyre. Ne jemi të gatshëm të bisedojmë dhe të punojmë së bashku përmes “Ballkanit të Hapur” dhe nuk kemi asnjë problem me këtë. Unë i bëj thirrje edhe Podgoricës dhe Bosnjës dhe Hercegovinës. Ata që nuk bashkohen tani vetëm do të humbasë kohë”, ka pretenduar Vuçiq, transmeton Paparaci.
Vuçiq gjithashtu ka thënë se “dje nga këshilltarët e tij ka dëgjuar se nuk duhet të shkojë në Tiranë për shkak të protestave që po zhvillohen dhe djegies së flamurit serb, por se i ka përkujtuar se edhe flamujt shqiptarë janë djegur në Beograd”.
“Si është e mundur që gjithmonë ta falim veten ndërsa tjetrin kurrë. Unë jam kundër asaj se kush do që djeg më shumë flamuj. Unë jam për ndërtimin e urave. E di që njerëzit do të jenë të kënaqur për shkak të këtij bashkëpunimi. Kemi një milion fusha në të cilat do të bashkëpunojmë. Nuk guxojmë të ndjekim politikën ditore dhe tekat e çdo lideri politik”, ka përfunduar Vuçiq./Paparaci
