Të fundit

14 të lënduar në një aksident në Novobërdë

14 persona kanë marrë lëndime trupore si pasojë e një aksidenti mes një autobusi dhe një automjeti transportues në Prekoc të Novobërdës.

Aksidenti dyshohet se ka ndodhur kur drejtuesi i autobusit për arsye të panjohura ka humbur kontrollin mbi drejtimin e autobusit duke kaluar në shiritin e kundërt të lëvizjes dhe është përplasur frontalisht me automjetin që po lëvizte në anën e kundërt.

“Prekoc, Novobërdë / 02.04.2024 – 13:15. Një autobus dhe një automjet transportues janë përfshirë në aksident trafiku në mes veti. Si pasoj e aksidentit  14 persona   kanë pësuar lëndime trupore . Aksidenti dyshohet se ka ndodhur kur drejtuesi i autobusit për arsye të panjohura ka humbur kontrollin mbi drejtimin e autobusit duke kaluar në shiritin e kundërt të lëvizjes dhe është përplasur frontalisht me automjetin që po lëvizte në anën e kundërt. Të lënduarit kanë pranuar trajtim mjekësor në QKUK. Në konsultim me prokurorin rasti procedohet në procedurë të rregullt”, njofton PK.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci