Të fundit

Tensionet me Rusinë, ushtarët ukrainas tërhiqen nga Kosova

Pas gjashtë muajsh rotacioni në Republikën e Kosovës, paqeruajtësit ukrainas në kuadër të KFOR-it, janë kthyer në Ukrainë.

Kështu raportoi dje shërbimi për media i Forcave të Armatosura të Ukrainës, shkruan Paparaci.

Trupat ushtarake ukrainase, të Komandës Operative “Lindja”, kryen detyra në Republikën e Kosovës nën udhëheqjen e NATO-s si pjesë e KFOR-it. 

Në total, kontingjenti ukrainas në Kosovë përfshinte 40 ushtarë.

Ukraina, momentalisht është kryefjala e zhvillimeve ndërkombëtare. Ajo ndodhet në një konflikt të ngrirë me Rusinë.

Që nga muaji shtator, Moska e ka kërcënuar Ukrainën, duke dërguar dhjetëra mijëra trupa – ndoshta më shumë se 100,000 – në rajonet pranë kufijve me Ukrainën dhe në Gadishullin e aneksuar të Krimesë.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci