Skuadra e Bayern Munich ka siguruar gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve, pasi që ka shënuar fitore ndaj Arsenalit, me rezultat 3:2, llogaritur nga të dyja ndeshjet.
Rezultati ishte i barabartë pas ndeshjes së parë të zhvilluar në Emirates, por Bayerni bëri dallimin sonte në Allianz.
Bavarezët shënuan fitore me golin e Joshua Kimmich, duke siguruar kështu gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve.
Në gjysmëfinale, Bayerni do të pres fituesin e takimit mes Manchester Cityt e Real Madridit.