Një shtetas gjerman i cili po cilësohet si i dyshuari kryesor së bashku me dy shtetas kosovarë sulmuan më 22 shkurt në Hungari furrën e një pronari shqiptar.
Të njëjtën vepër shtetasi gjerman e kishte kryer edhe në shkurt të vitit 2018, por që kishte arritur të ikte nga skena, siç është bërë e ditur nga gjykata.
Lidhur me rastin një Gjykatë në Budapest ka shqiptuar një dënim prej tetë vjet burgim ndaj shtetasit gjerman e një shtetasi kosovar, dhe nëntë vjet e gjysmë burgim ndaj një kosovari tjetër, raporton “Hungary Today”.
Lidhën pronarin shqiptar dhe dy punonjës, dhe shtetasi gjerman kërkoi një milion euro, duke e kërcënuar shqiptarin se do ta vriste nëse nuk paguhet kjo shumë.
Po ashtu u lidh edhe familja e pronarit, që ishte futur në ndërkohë në furrë dhe shpërtheu një zënkë gjatë të cilët ra arma përtokë dhe shkrepi. Banorët në lagje u zgjuan dhe nxituan për të shpëtuar viktimat.
Gjykata ka dënuar me burgim gjermanin dhe kosovarin si të dyshuar për tentim plaçkitje, sulm dhe dëmtim të pronës. I dyshuari i tretë, kosovar është dënuar me burgim për tentim plaçkitje dhe nxitjen e sulmit.
