Të fundit

Osmani takon princeshën Lamia, pritet një donacion i rëndësishëm për shëndetësinë

Sot në mëngjes, presidentja Osmani i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, sekretare e përgjithshme e Alwaleed Philanthropies, cila udhëheq delegacionin e kësaj organizate që po e viziton Kosovën.

Alwaleed Philantropies është në Republikën e Kosovës për të marrë pjesë në ceremoninë e organizuar nën patronazhin e presidentes së Kosovës ku do të dorëzohet një donacion i rëndësishëm për shëndetin e qytetarëve tanë në QKUK.

Presidentja Osmani ka falënderuar në emër të të gjithë qytetarëve të Kosovës Alwaleed Philanthropies të udhëhequr nga princi Alwaleed Bin Talal Al Saud, për këtë donacion që do të ketë efekt të jashtëzakonshëm në shëndetin e qytetarëve tanë si edhe ka ofruar bashkëpunimin e institucioneve të Republikës së Kosovës për realizimin e projekteve të tjera që janë në interes të qytetarëve të Republikës.

Video nga Paradoks

"S'du as me i pa me sy": Deputetja e LDK-së flet për njerëzit që s'mundet me i duru - "Albini vjen na shet pralla"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci