Gjykata aprovon kërkesën e prokurorisë për drejtorin sportiv të Dritës.
Gjykata ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë që drejtorit sportiv të Dritës, Valon Zymberi, dhe dy të tjerëve, t’u ndalohet afrimi te persona të caktuar dhe t’u caktohet masa për lajmërim në stacionin policor në Gjilan.
Të enjten, ata ishin ndaluar për 48 orë nën dyshimet për pjesëmarrje në përleshje në një kafiteri të qytetit të Gjilanit.
Eliminimi i Dritës nga Prishtina në gjysmëfinalen e Kupës së Kosovës është përcjellë me tensione të shumta.