Të fundit

Këngëtarja e njohur futet sonte në shtëpinë e BBVA

Këngëtarja e njohur, Besa Kokëdhima, do të surprizojë sonte banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP”.

Lajmi i bukur është bërë i ditur përmes një postimi në profilin zyrtar të BBVA në “Instagram”.

“Besa Kokëdhima, e ftuar sonte në shtëpinë e Big Brother Vip”, shkruhet bashkëngjitur me foton e artistes.

Besa do të përfaqësojë këtë vit Shqipërinë në “Eurovision 2024”. Shqipëria ishte një nga tre vendet e para që zbuloi këngën që do konkurrojë në këtë kompeticion.

“Zemrën n’Dorë” është kënga që Besa prezantoi në Festivalin e 62 të Këngës dhe që mori votat e publikut. Që kur artistja mori biletën e “Eurovision”, ajo bëri me dije se do të bëjë disa ndryshime në këngë.

Dhe tashmë titulli i ri që i ka vënë këtij projekti është “Titan”, të cilin e ka sjellë të kompletuar edhe nga ana vizuale. Teksti është shkruar nga Gia Koka me muzikë nga Kledi Bahiti, Gia, Besa dhe Alias Lj.

Video nga Paradoks

"S'du as me i pa me sy": Deputetja e LDK-së flet për njerëzit që s'mundet me i duru - "Albini vjen na shet pralla"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci