Të fundit

Hamasi i vendos Izraelit një kusht për arritjen e armëpushimit

Hamasi ka vendosur si kusht për arritjen e një marrëveshje armëpushimi me Izraelin, ndalimin e sulmeve në Rripin e Gazës.

Grupi i armatosur po kërkon garanci që Izraeli nuk do të rifillojë luftimet në Rripin e Gazës gjatë muajve të ardhshëm në mënyrë që të firmoset marrëveshja për lirimin e pengjeve.

“Ne duam garantimin e jetës për palestinezët në Gaza dhe kjo do të thotë fundi i luftës, një tërheqje izraelite, rindërtimi i zonës dhe një kornizë e qartë politike- janë shprehur zyrtarë të Hamasit.

Më herët, sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken tha se Hamasi nuk mundet kurrsesi të refuzojë propozimin e bërë nga Egjipti për arritjen e një marrëveshje armëpushimi me Izraelin.

Blinken tha se Hamasi duhet të lërë mënjanë justifikimet dhe të pranojë propozimin për armëpushim.

Video nga Paradoks

"Pa ia çu Porshenë para derës, se njeh për dhuratë": Artani flet per bashkëshorten Delfinën dhe pasionin e saj - "Mëkat që s'ka hi në industrinë e modës"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci