Të fundit

Babai dhe vëllai i asamblistes së LDK-së arrestohen për vetëvrasjen e 37-vjeçarit

Dy persona janë arrestuar për fajde dhe shtytje në vetëvrasjen e 37-vjeçarit nga Lipjani, B.S.

Paparaci nga burimet e veta mëson se të arrestuarit janë (babë e bir) Skender dhe Albion Tasholli nga Komuna e Lipjanit.

Sipas burimeve tona, Skenderi është babai i asamblistes së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Lipjan, Albiona Tasholli.

Emrat e tyre dyshohet se janë shkruar në një letër që ka lënë 37-vjeçari B.S, i cili dyshohet të ketë qenë viktimë e fajdeve dhe si pasojë e presionit nga të arrestuarit dyshohet se ka kryer vetëvrasje.

Zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj e konfirmoi sot për Paparacin se dy të dyshuarit janë ndaluar me urdhër të prokurorit kujdestar.

“Prokurori kujdestar ka lëshuar aktvendim mbi ndalimin e dy personave, të dyshuar per veprat penale “Shtytja në vetëvrasje” dhe “Fajdeja”, sipas KPRK-së”, tha Ulaj.

Prokuroria në koordinim me Policinë janë duke ndërmarrë veprime hetimore lidhur me këtë rast.

B.S u gjet pa shenja jete në Çagllavicë të martën. Vdekja e tij u konfirmua nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

Video nga Paradoks

VV SHOW - Dhuna verbale, a po e shtyn Vetevendosje një konflikt të madh shoqëror

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci