Të fundit

Bakoyannis: Rama të mos harrojë se Greqia ka ndikim te votuesit e shqiptarëve më shumë se ai

Ish-ministrja e Jashtme e Greqisë, Dora Bakoyannis, ka reaguar në lidhje me takimin e kryeministrit Rama me shqiptarët në Athinë. Bakojanis gjatë një prononcimi për median greke, Sky, tha se nuk i interesojnë takimet e Ramës me shqiptarët në Greqi, por për të interes ka situata e minoritarëve grek në Shqipëri.

“Më shumë me intereson se çfarë bëri ai me Fredi Belerin. Si jeton minoritete jonë atje. Rruga europiane e Shqipërisë varet nga respekti i pakicës etnike dhe kalon nga Greqia. Z. Rama të mos harrojë se Greqia ka ndikim politik te votuesit e shqiptarëve që janë prezent në Greqi se sa ka Z. Rama mbi ta. Kurdo që Greqia do ta shfrytëzojë këtë ndikim mund ta bëjë me shumë lehtësi”, thotë Dora Bakoyannis, ish-ministre e Jashtme e Greqisë.

Bakojanis komentoi edhe incidentin diplomatik gjatë betimit të Presidentes së re të Maqedonisë së Veriut, Gordana Davkova. Sipas Bakojanis, Maqedonia e Veriut është një vend i vogël dhe me ekonomi të dobët dhe se realiteti që ata po përpiqen të krijojnë do të bjerë mbi ta. Ajo foli me tone të ashpra duke kërcënuar me JO-në e madhe greke.

“Ne kemi dëshmuar se dimë të mbrojmë interesat kombëtare dhe kur mund të themi “Jo”-në e madhe. Dhe ne e thamë, Jo brenda vendit, jashtë vendit. Populizmi shitet dhe është e lehtë jo vetëm në Greqi, në Ballkan apo dhe në botë. Ne duam të jemi të përgjegjshëm dhe të dobishëm për interesat kombëtare”, vijoi Dora Bakoyannis.

 

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci