Të fundit

Zhegrova e mbyll me asistim

Sulmuesi i Kosovës, Edon Zhegrova e mbylli me asistim edicionin 2023/2024 në Ligue 1 të Francës.

Ndeshja e fundit e edicionit në mes të Lillet dhe Nices u zhvillua të dielën. Ndeshja përfundoi baras 2:2.

Zhegrova asistoi për 2:1 në minutën e 74-t, ndërsa Nice barazoi shifrat në 2:2 me golin e realizuar në minutën e 94-t.

Nice shënoi edhe njëherë. Por goli i minutës së 97-të u anulua pas rishikimit me VAR.

Zhegrova e mbylli edicionin me 12 gola dhe dhjetë asistime.

Ai mund të largohet gjatë verës. Shumë skuadra kanë shprehur interesim pas paraqitjeve të mira me fanellën e Lillet.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci