Trajnjeri gjerman Hansi Flick do të bëhet trajneri i ri i Barcelonës, sipas mediave katalanase.
Barcelona ka arritur një marrëveshje verbale me ish-trajnerin e Bayernit, i cili do të pasojë Xavi, largimi i të cilit është mjaft i sigurt pas xhiros së fundit të ligës.
Flick prezantoi një plan të qartë për drejtuesit e Barcelonës, i cili thuhet se ka kënaqur Joan Laporta.
Diario AS gjithashtu raporton se është arritur një marrëveshje dhe njofton se Flick mund të nënshkruajë një kontratë dyvjeçare me klubin.
Eksperti gjerman është pa punë që nga viti i kaluar, kur u shkarkua nga detyra si trajner i Gjermanisë. Para kësaj, 59-vjeçari drejtoi me shumë sukses Bayern Munich, me të cilin fitoi gjashtë trofe në vetëm një sezon.
