Të fundit

Detaje të reja për vdekjen e vëllait të zëvendës kryeministrit të BeH në Beograd

Gjorgje Mijatoviq (37), vëllai i zëvendës kryeministrit të Federatës së Bosnjë-Hercegovinës dhe ministrit të Zhvillimit dhe Ndërmarrësisë Vojin Mijatoviq, ka vdekur dje në Beograd, konfirmon portali Nova.rs.

Sipas informacioneve jozyrtare, Mijatoviq ka vdekur mbrëmë në Qendrën Emergjente në Beograd pas një debati dhe përleshjeje në parkun e fëmijëve në lagjen Vozhdovc të Beogradit, transmeton Paparaci.

Gjorgje Mijatoviq ka shkuar në park pasi djali i tij ishte ankua se po keqtrajtohet, pas së cilës dy të rinj e lënduan gjatë një përleshjeje. Duke qenë se nuk u kthye në shtëpi për një kohë të gjatë, gruaja e tij shkoi ta kërkojë dhe e gjeti në korridorin e ndërtesës.

Policia është vënë në kërkim intensiv të dy të rinjve.

Për rastin është njoftuar edhe Prokuroria e Lartë Publike dhe ka urdhëruar kryerjen e autopsisë./Paparaci.com

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci