Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka treguar për rrjedhjet e informatave rreth aksionit në veri.
Sveçla tha se të gjithë ata që japin informacione rreth aksioneve nuk do të amnistohen.
“Në asnjë moment unë nuk kam thënë që ne kemi një sistem perfekt. Në po shkojmë drejt përmirsimit të sistemit në vazhdimësi, prandaj edhe jemi në fazë të reformave të ndryshme.”
“Jemi në një proces reforme edhe në Ministrinë e Brendshme. Një prej arsyeve është edhe kjo, do të thotë, sistemi ynë, nuk është, bulletproof, ndaj këtyre femonome, ku ka rrjedhje të informative. Është jashtëzakonisht e rëndësishme të kuptojmë këtë gjë, që nuk ka amnisti për ata të cilët e pengojnë punën e institucioneve të sigurisë së Kosovës, për shkak se japin informata për çfarëdo arsye.”
“Do të thotë, të gjitha këto fusha janë të mbuluara me ligje respektive. Ne do të respektojmë ligjet deri në pikën e fundit”, tha Sveçla në T7.
Nga ky aksion janë arrestuar dhe ndaluar tetë persona të cilët dyshohen se janë të përfshirë në kontrabandë me mallra.
