Gjykata e Apelit ka refuzuar si të pabazuara ankesat e mbrojtësve për hudhjen e aktakuzës dhe kundërshtimin e provave në rastin ku ish-ministrja për Integrime Evropiane, Dhurata Hoxha dhe të tjerët, po akuzohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare.
“Departamenti Special i Gjykatës së Apelit të Kosovës, pas shqyrtimit të të gjitha shkresave të lëndës dhe vlerësimit të pretendimeve ankimore, ka konstatuar se duhet që të refuzohen si të pabazuara ankesat e mbrojtësve të pandehurve Dh.H., F.M., D.Sh., K.C. dhe N.O., ndërsa është vërtetuar aktvendimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë, Departamenti Special, PS.nr.31/2021 të datës 12.10.2021″, thuhet tutje.
“Me aktvendimin e lartcekur të Gjykatës Themelore në Prishtinë, janë refuzuar si të pabazuara kërkesat për hedhjen e aktakuzës dhe kundërshtimin e provave të ushtruara nga mbrojtësitë e të pandehurve”.
“Të pandehurit Dh.H., F.M., D.Sh., K.C. dhe N.O. secili veç e veç akuzohen për shkak të veprës penale keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 414, paragrafi 2. lidhur me nenin 71, paragraf 1. të KPRK”, thuhet në njoftim.
