Senati i Tajlandës kaloi të martën leximin përfundimtar të një ligji për barazinë martesore, duke i hapur rrugën për t’u bërë vendi i parë në Azinë Juglindore që i njeh martesat e çifteve të së njëjtës gjini.
Projektligji u mbështet nga një shumicë dërrmuese e ligjvënësve në dhomën e sipërme.
Ligji do të hyjë në fuqi 120 ditë pasi të publikohet në gazetën mbretërore, që do të thotë se dasmat e para të të njëjtit seks mund të zhvillohen më vonë këtë vit.
“Sot ne festojmë një tjetër moment historik të rëndësishëm në udhëtimin e Projektligjit tonë të Martesave të Barabarta”, tha kryeministrja tajlandeze, Srettha Thavisin.