Një javë kohë i ka mbetur Partisë Socialiste dhe asaj Demokratike për të arritur një ujdi mbi “zgjedhoren”.
Plani i punës i përcaktuar nga grupi i dialogut parashikon që deri në 1 korrik qeveria dhe opozita të kenë një propozim të dakordësuar për të bërë ndryshime në kodin zgjedhor brenda këtij sesioni parlamentar.
Për herë të fundit gjashtëshja e grupit për reformën zgjedhore e udhëhequr nga Damian Gjiknuri nga PS dhe Oerd Bylykbashi nga PD u ulën në tryezën e diskutimit në mesin e majit. Prej më shumë se një muaji shumica socialiste dhe demokratët në opozitë nuk kanë zhvilluar asnjë takim tjetër, të paktën zyrtarisht.
