Është bërë tashmë e vështirë për të numëruar se sa herë është shkelur Kushtetuta nga akterët e kësaj qeverie, kreu i së cilës, dikur e cilësonte si super-kriminel këdo që shkilte mbi aktin më të lartë juridik të vendit.
Videoja që bëhet virale sa herë që ka ndonjë shkelje kushtetuese, s’do mend se bën mirë të rikthehet sërish, përcjell Paparaci.
Sa ishte në opozitë e kritikonte krerët pushtetarë të asaj bote, shefi aktual i ekzekutivit, me plot gojë e pushtet moral etiketonte si super-kriminel dikë që kishte vepruar në kundërshtim me Kushtetutën e Republikën e Kosovës.
Po tash zotëri kryeministër?