Kryeqyteti i Serbisë, Beogradi është mbushur me postera nacionalist ku përdoret gjuhë e urrejtjes dhe provokuese ndaj Kosovës.
Nëpër rrugët e Beogradit janë parë postera me foton e kriminelit të luftës Sllobodan Millosheviq, me mbishkrimin “Kosova është Serbi”.
Ky gjest është bërë pikërisht në ditën kur është paraparë të mbahet festivali “Mirdita, dobar dan!”, ku një ekipi të Kosovës i është ndaluar hyrja në Beograd nga Policia e Serbisë.