Të fundit

Rriten për 15% shkëmbimet tregtare në bujqësi mes Kosovës dhe Shqipërisë

Shkëmbimet tregtare për produktet bujqësore Shqipëri – Kosovë gjatë vitit 2023 shënuan një rritje prej 15%.

Lajmin e bëri të ditur sot ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj e cila u shpreh se shkëmbimet tregtare për produktet bujqësore me Kosovën për vitin 2023 arritën vlerën 105.45 milionë euro.

“Krahasuar me vitin 2022 ku ishin në vlerën 84.11 milionë euro, shënohet kështu një rritje prej 15%”, u shpreh Denaj.

Këto shifra në rritje sipas ministres “konfirmojnë edhe njëherë marrëdhëniet e ngushta në rritje mes dy vendeve, edhe në sektorin e bujqësor”./atsh

Video nga Paradoks

“Prej gurit me kanë t’dalin lot”: Daut Haradinaj flet për familjet e dëshmorëve, tregon raste të veçanta – “S’i dahna kontributeve humanitare”

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci